Komunat duhet t`i kenë planet e vlerësimit të rreziqeve
Gjilan – (2LONLINE) - Jo të gjitha komunat e Kosovës kanë kryer vlerësimin e rreziqeve, ose e kanë bërë këtë vlerësim në mënyrë jo të kënaqshme. Kështu është thënë në një takim të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me drejtoritë komunale për emergjenca si dhe me struktura tjera të sigurisë, që është mbajtur të martën në Gjilan..