Lajmet nga Shqiperia
1
vota
postuar nga LajmiFundit 6 days me pare (nga lajmifundit.com)
Rinas, bën ulje të detyruar avioni i linjës Lubjanë-Prishtinë
Një avion i linjës Lubjanë-Prishtinë bëri ulje të detyruar sot pas mesdite në aeroportin e Rinasit. Njoftohet nga zyra e shtypit se avioni me pasagjerë ka bërë ulje të detyruar pa probleme për shkak të kushteve të motit.
1
vota
postuar nga LajmiFundit 6 days me pare (nga lajmifundit.com)
Durrës, u kap me drogë, lirohet djali i Gramoz Ruçit. Prokuroria: Arresti i paligjshëm
Gjykata e Durrësit liron nga paraburgimi Ledio Rucin, djalin e depuetit socialist Gramoz Ruci, i cili u kap tre ditë më parë nga policia e Durrësit me 1.5 gram lëndë narkotike kanabis sativa. Gjatë seancës së sotme për masën e sigurisë mbajtur në Gjykatën e qytetiti bregdetar, ka qenë i pranishëm dhe vetë Ledio Ruci. Trupi gjykues e ka vlerësuar urdhërin për ndalimin e tij si të pavlefshëm.
1
vota
postuar nga LajmiFundit 6 days me pare (nga lajmifundit.com)
21 janari, nis seanca për imunitetet, Balla: Berisha i quan vrasësit heronj
Në kuvendin e Shqipërisë filloi seanca plenare e cila në pikën e parë të rendit të ditës ka heqjen e imunitetit për tre deputetë të PS, Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj të cilët prokuroria kërkon ti hetojë për organizimin e protestës së 21 janarit. I pari që mori fjalën ishte Taulant Balla. Ai tha se ndjehet krenar që ëhstë kërkuar heqja e imunitetit të tij ndërsa shtoi se është i ga
1
vota
postuar nga LajmiFundit 6 days me pare (nga lajmifundit.com)
Sizmiologjia: Dje u regjistruan 9 tërmete në zonën e Librazhdit, 2.8 ballë
Sipas Institutit të Sizmiologjisë, vetëm ditën e djeshme janë regjistruar 9 tërmete, ku më i madh është 2.8 ballë. Lëkundjet kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm edhe pse me intensitet më të lehtë. Rreth orës 5.55 të mëngjesit të sotëm janë shënuar lëkundje sizmike me epiqendër 10 km në veri të Librazhdit, me një intensitet të ulët, 2.46 ballë.
1
vota
postuar nga LajmiFundit 6 days me pare (nga lajmifundit.com)
Pasqyra e shtypit, titujt e gazetave kryesore për datën 2 shkurt 2012
Gazeta Shekulli Denoncim publik i Nexhmije Hoxhës: U zhduken dokumentet e Enverit I nxjerrin jashtë në ngricë, Avokati i Popullit strehon 37 fëmijë romë Gazeta Panorama Ambasadori i SHBA, Arvizu: Kërcënimet ndaj prokurorisë, me pasoja Nexhmije Hoxha: Janë zhdukur dorëshkrimet e enverit, do denoncoj në prokurori
1
vota
postuar nga LajmiFundit 6 days me pare (nga lajmifundit.com)
Dështoi me planin, shkarkohet drejtori i CEZ në Shqipëri
Gjatë mbledhjes së fundit të Bordit të Drejtuesve të CEZ Shpërndarje është vendosur shkarkimi i drejtorit të deritashëm të këtij institucioni. Shkarkimi nga detyra e drejtorit të Bordit, Jozef Hejsek, i cili ka drejtuar deri më tani kompaninë që prej privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarje (OSSH) është njoftuar nga burime zyrtrare.
1
vota
postuar nga LajmiFundit 6 days me pare (nga lajmifundit.com)
Bora dhe akulli bllokojnë gjashtë autobusë në Qafën e Muzinës
Gjashtë autobusë janë bllokuar nga moti i keq në Qafë Muzinë që prej orës 22,00 të mbrëmjes së djeshme. Mes tyre mësohet se janë tre autobusë të Tiranës, një i Elbasanit, një i Gjirokastrës, etj. Pothuajse i gjithë territori i Shqipërisë është mbuluar nga ngricat e dëbora, duke sjellë edhe vështirësi në jetesën e banorëve por dhe në qarkullim. Komuna të tëra në verilindje, juglindje dhe jug
3
vota
postuar nga LajmiFundit 22 days me pare (nga lajmifundit.com)
Pafajësia e Metës, Prifti: Do flas pasi të njihem me vendimin e gjykatës
Të gjithë kanë pritur dje që Dritan Prifti të reagonte në lidhje me vendimin e gjykatës së Lafrtë që i dha pafajësinë Ilir Metës për akuzat e korrupsionit. Megjithatë, denoncuesi i skandalit, Dritan Prifti, ish anëtar dhe ish-ministër i LSI, nuk ka bërë asnjë deklaratë pas shpalljes së vendimit të gjykatës.
1
vota
postuar nga LajmiFundit 7 days me pare (nga lajmifundit.com)
Acari, temperaturat në Dibër arrijnë deri në -17 gradë celsius
Kanë nisur reshjet në qarkun e Dibrës. I ftohti Siberian që ka përfshirë vendin ka ulur ndjeshëm temperaturat në këtë qark, ku vetëm në Bulqizë termometri si rrallë herë shënon -17 °C. Deri tani nuk raportohet për probleme në qarkullim. Emergjencat civile u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes me shpjetësinë, të vendosin zinxhirë dhe të respektojnë sinjalistikat rrugore.
1
vota
postuar nga LajmiFundit 7 days me pare (nga lajmifundit.com)
Nesër votimi për imunitetin, Baraj: Të hetohen urdhëruesit e vrasjeve
Parlamenti pritet të votojë të enjten për heqjen ose jo te imunitetit të tre deputeteve socialiste Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Bare, për ti hapur rrugë Prokurorisë të nise procedimin penal ne ngarkim të tyre, si organizatore të demonstratës së 21 janarit. Një ditë përpara seancës plenare, deputeti Besnik Baraj, ndaj te cilit Prokuroria pretendon për shkelje te ligjit për tubimet, cito


Shto artikull

Krijo web faqe falas

 



Per ne | Shtoni Butonin Kapsit | Shtoni Butonin e Votimit
copyright 2008-2009 KAPSIT.COM - Lajmet e fundit shqip nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Ekonomia, Sporti, ShowBizi, Mjekesia, etj.