Lajmet nga Rajoni & Bota
1
vota
postuar nga besa 20 days me pare (nga lajme.org)
Irani thotë se ka dëshmi që CIA e ka vrarë shkencëtarin
Televizioni shtetëror iranian ka raportuar dje se Teherani ka dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë prapa vrasjes së fundit të shkencëtarit bërthamor të Iranit. Më herët këtë javë, një shkencëtar iranian ishte vrarë në Teheran, nga një shpërthim bombe. Ishte ky sulmi i pestë me radhë, i këtij lloji, brenda dy vitesh.
1
vota
postuar nga LajmiFundit 20 days me pare (nga lajmifundit.com)
Itali, gjenden dy të mbijetuar në “Titanikun” e 2012
Zjarrfikësit vendosën lidhje me çiftin dhe e gjetën atë në një prej kabinave. Të paktën tre njerëz humbën jetën kur anija goditi tokën të premten në mbrëmje në brigjet veriore të Italisë dhe u pëmbys në njërin krah. Më shumë se 30 persona të tjerë u plagosën.
1
vota
postuar nga ballkan 21 days me pare (nga balkanweb.com)
Zbulimi, Gadafi i dha Papandreut 20 mln $ për resort në Bengazi
Kuzhinieri personal i Muammar Gadafit, Miodrag Xhorxhevic rrëfen për një televizion serb, jetën e ish-udhëheqësit libian dhe zbulon financime të panjohura të liderëve evropianë nga ish diktatori. Gjatë intervistës, gazetari pyeti kuzhinierin e Gadafit “nëse Gadafi ka ndihmuar financiarisht vendet evropiane dhe mori një për
1
vota
postuar nga koha 21 days me pare (nga koha.net)
ElBaradei tërhiqet nga gara presidenciale në Egjipt
Mohamed ElBaradei tha sot se ai është duke u tërhjekur nga gara për president të Egjiptit. Laureati i çmimit Nobel, përmes një deklarate, tha se ai e kishte marrë këtë vendim sepse këshilli ushtarak në pushtet ka zgjedhur të vazhdojë rrugën e vjetër, thuajse nuk ka pasur revolucion në vend, raporton REL.
1
vota
postuar nga LajmiFundit 21 days me pare (nga lajmifundit.com)
Itali, bota sheh anijen që fundoset, 3 të vdekur, 70 të zhdukur
Zyrtarët italianë thonë se rreth 70 vetë figurojnë të humbur dhe tre kanë humbur jetën, pasi një anije luksoze turistike ngeci në rërë pranë brigjeve të Toskanisë gjatë natës. Imazhet e anijes se permbysur bene sot xhiron e botes ne mediat kryesore nderkombetare.
1
vota
postuar nga redon 21 days me pare (nga express.mk)
Degradohen” shtetet evropiane
Agjencia e vlerësimit “Standard and Poor’s” ka ulur vlerësimet e saj për një mori shtetesh evropiane – një lëvizje kjo që shton frikën për aftësinë e Eurozonës për të luftuar krizën e saj të borxheve. Pas thashethemeve se cilat vende do të preken dhe në çfarë mase, “S&P” ka njoftuar mbrëmjen e vonë të 13 janarit se degradon vlerësimet e saj për nëntë shtete evropiane.
1
vota
postuar nga LajmiFundit 21 days me pare (nga lajmifundit.com)
Dështojnë negociatat për ndihmat, Papademos: Greqia në çaste kritike
Në përfundim të dy ditëve negociata për shkëmbimin e bonove greke dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për reduktimin e borxhit me 50 për qind, kryeministri grek, Lucas Papademos e konsideroi situatën kritike.
1
vota
postuar nga LajmiFundit 21 days me pare (nga lajmifundit.com)
Kriza, qeveria greke miraton lirimin e 1500 të burgosurve, edhe shqiptarë
Shkak për këtë vendimarrje është bërë kriza ekonomike ndërsa administrata ka për qëllim të shkurtojë shpenzimet që bëheshin për ushqyerjen dhe ruajtjen e këtyre të burgosurve.
1
vota
postuar nga LajmiFundit 21 days me pare (nga lajmifundit.com)
Itali, përplaset e fundoset anija, 6 të vdekur, 13 të plagosur
Gjashtë persona kanë vdekur dhe 13 të plagosur është bilanci paraprak i një aksidenti tragjik të ndodhur në brigjet e ishullit Giglio në Itali.
1
vota
postuar nga LajmiFundit 22 days me pare (nga lajmifundit.com)
Marrëveshja, vetëm me letërnjoftime nga Serbia në Maqedoni
Nga mesnata, qytetarët e Serbisë dhe të Maqedonisë do të kenë mundësinë të kalojnë kufirin e tyre shtetëror vetëm me leje njoftimi. “Ky është një tjetër kontribut për avancimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, të cilat në fushën e punëve të brendshme, janë në nivel mjaft të lartë”, ka thënë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçic.


Shto artikull

Krijo web faqe falas

 



Per ne | Shtoni Butonin Kapsit | Shtoni Butonin e Votimit
copyright 2008-2009 KAPSIT.COM - Lajmet e fundit shqip nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Ekonomia, Sporti, ShowBizi, Mjekesia, etj.