lajmeshqip
postuar nga lajmeshqip 8 days me parë (nga lajmeshqip.com)
Strukturat kriminale serb, MUP-I serb, Mbrojtja Teritoriale serb si dhe grupe te tjera kriminale jane duke i trokitur në derë do banori serb në veri dhe po i bëjnë presion që të dalin në votime. “Nëse nuk dilin në
votime ne do t’ua ndalim pagat që merrni nga Qeverai e Serbisë”- iu kanë thënë grupet serbe, qytetarëve.
0 komente
postuar nga lajmeshqip 2 days me parë (nga lajmeshqip.com)
Ministri i brendshëm serb Ivica Daçiç akuzon qeverinë e Kosovës se po lobon kundër statusit kandidat të Serbisë.
Sipas tij qeveria e Kosovës i ka dërguar letër vendeve anëtare të BE-së, përmes së cilës kërkohet që mos t’i jepet Serbisë kandidatura për anëtarësim në union.
“Serbia është fajtore për mossuksesin në dialog”-thuhet në këtë letër që sipas Daçiç, Prishtina i ka dërguar
postuar nga lajmeshqip 2 days me parë (nga lajmeshqip.com)
Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli, ka mohuar se shërbimi që ka udhëhequr ai ka kryer krime, ndërsa ka bërë publik edhe lajmin se hyn në politikë.
Në një intervistë për KTV, Veseli ka shpjeguar arsyet pse nuk mund të rrijë anash zhvillimeve politike, derisa ka evidentuar proceset që sipas tij nuk janë duke shkuar mbarë.
postuar nga lajmeshqip 2 days me parë (nga lajmeshqip.com)
Niveli i lartë i korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë mjegulluar të ardhmen e Kosovës, fenomen ky që është mbjellë e zhvilluar kryesisht nga elita politike. Të paktën ky është vlerësimi i shoqërisë civile, por edhe i opozitës, të cilët theksojnë se institucionet shtetërore s’kanë vullnet politik për ta luftuar korrupsionin, i cili ka depërtuar në çdo pore të jetës, transmeton gazeta e ...
postuar nga lajmeshqip 2 days me parë (nga lajmeshqip.com)
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, në tryezën për autominë vendore që u zhvillua sot, vlerësoi se politikat e ndjekura deri tani nga qeveria kanë synuar ngushtimin e kompetencave të pushtetit vendor.
Rama akuzoi qeverisjen demokratike se ka abuzur me menaxhimin e fondeve dhe kjo sipas tij shihet në shpërndarjen e padrejtë të fondeve për komunat dhe bashkitë e vendit.
postuar nga lajmeshqip 1 day me parë (nga lajmeshqip.com)
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi po e interpreton Rezolutën 1244 të OKB-së si ruajtje të kufirit të Kosovës por nuk po e përmend fare se kjo rezolutë realisht parashikon kthimin e forcave serbe në Kosovë!…
Zhurma e ditëve të fundit ka ndarë edhe më tepër skenën politike të Kosovës.
postuar nga lajmeshqip 1 day me parë (nga lajmeshqip.com)
Aleksandër Peci niset këtë mëngjes drejt Gjermanisë për të marrë kurimin e specializuar tek një nga spitalet më të mira atje.
Foto. Aleksandër Peci, civil…
Sipas informacioneve zyrtare, mësohet se komandoja shqiptare nuk ka dëmtime të organeve jetësore. Plumbat mësohet se e kanë prekur në qafë, në lehtas në fytyrë dhë në legenin e trupit.
postuar nga lajmeshqip 1 day me parë (nga lajmeshqip.com)
Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misionet paqeruajtëse të NATO-s në Afganistan. Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Kandahar, kur pas një sulmi të papritur ndaj një njësie me ushtarakë shqiptarë mbeti i vrarë oficeri Feti Vogli, ndërsa ushtaraku Aleksandër Peci ndodhet në gjendje kome, kryeministri Sali Berisha konfirmoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vazhduar të ...
postuar nga lajmeshqip 1 day me parë (nga lajmeshqip.com)
Ish-trajneri i Real Madridit, Arrigo Saki, ka paralajmëruar tifozët e Barcelonës se ata nuk duhet të jenë të sigurt se Pep Guardiola do të nënshkruajë kontratën e tij të re.
Ky i fundit, vazhdon të qëndrojë i heshtur mbi planet për të ardhmen e tij në Barcelonë.
postuar nga lajmeshqip 22 hours me parë (nga lajmeshqip.com)
Napoli ka arritur një fitore mjaft domethënëse 3-1 në takimin e parë ndaj Çelsit, të vlefshme për 1/16 të finaleve në Ligën e Kampioneve. Dyshja latinoamerikane e sulmit, Laveci-Kavani, ka udhëhequr ofensivën e napolitanëve që kanë marrë një rezultat historik në këtë sfidë.
|