besa
postuar nga besa 6 days me parë (nga lajme.org)
Canon PowerShot S95 është menduar për përdorues të cilët duan të kanë fotoaparat me dimensione të xhepit, por me mundësinë e kontrollit të plotë të konfigurimit të fotografive.
Trashëguesi i modelit S90 ndanë shumicën e specifikave me trashëguesin e saj, mirëpo Canon ka gjetur pak hapësirë për përmirësim. Para së gjithash në të është mundësia e incizimit të video materialeve me rezolucion...
0 komente
postuar nga besa 3 days me parë (nga lajme.org)
Një katastrofë! Kështu mund të përshkruhet koncerti i bandës legjendare të muzikës rock, Guns N’ Roses, e cila u qëllua me shishe gjatë nisjes së performimit të saj në Dublin të Irlandës nga fansat e irrituar prej vonesës së Axl & Co.
Kur kishin kaluar pak minuta nga nisja e koncertit, Axl Rose, i goditur disa herë me shishe nga të pranishmit në koncert, ndaloi së kënduari dhe kërcënoi...
postuar nga besa 3 days me parë (nga lajme.org)
Derisa Serbia insiston dhe këmbëngul në destruksion ndaj Kosovës, është vështirë të gjendet arsye e logjikshme që me Serbinë të fillohet çfarëdo normalizimi i marrëdhënieve- ka deklaruar ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, në një intervistë për BBC-në.
postuar nga besa 3 days me parë (nga lajme.org)
Aleanca Kosova e Re ka reaguar kundër propozimeve që ka dhënë Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK) për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi me dhënien e autonomisë veriut të Kosovës ose shkëmbimin e territoreve midis dy vendeve. Po ashtu kjo parti ka kritikuar diplomacinë kosovare për siç thuhet komoditetin e tepruar para fillimit të sesionit të radhës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
postuar nga besa 2 days me parë (nga lajme.org)
Katari do të jetë shteti i radhës që do ta njohë pavarësinë e Kosovës në fillim të javës së ardhshme, kanë bërë të ditur burime të “Kohës Ditore” të shtunën. Vendimin për këtë pritet t’ia komunikojë kryeministrit Hashim Thaçi vetë mbreti i këtij shteti, Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani.
“Tashmë jemi siguruar që Katari do ta njohë pavarësinë e Kosovës para se të nisë punimet sesion
postuar nga besa 2 days me parë (nga lajme.org)
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme Skender Hyseni, pak para nisjes për në Nju Jork, kanë shprehur edhe një herë bindjen se projekt-rezoluta serbe për Kosovën nuk do të miratohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndërsa kanë përjashtuar kategorikisht rihapjen e bisedimeve për statusin.
postuar nga besa 2 days me parë (nga lajme.org)
OKB-ja ka thirrur një mbledhje të posaçme për të diskutuar lidhur me rritjen kohët e fundit të çmimeve të ushqimit në botë.
Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, tha se ky takim në fund të këtij muaji bëhej si reagim ndaj shqetësimeve në rritje nga vendet anëtare.
postuar nga besa 15 hours me parë (nga lajme.org)
Qytetar i Ulqinit Aleks Shkreli është rrëqethur kur, si pohon në qesen e çipsit ka gjetur një mi të fërguar, derisa prodhuesi – kompania serbe Marbo Product – ka hedhur poshtë mundësinë që qesja e tillë të ketë dalë nga repartet e tyre të prodhimit, raporton e përditshmja e Podgoricës Vijesti.
postuar nga besa 15 hours me parë (nga lajme.org)
Serbia është e gatshme për kompromis, por nuk besoj se asnjë pushtet do ta pranonte kompromisin që nënkupton se me rezolutën verifikohet pavarësia e Kosovës- ka deklaruar ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic, pas një bisede me homologun kroat, Tomislav Karamarko.
postuar nga besa 15 hours me parë (nga lajme.org)
Mbrëmë rreth 22 në Zveçan, në rrugën “Kral Petri 97”, mbi furrën e pronarit Bekim Qemalit, është hedhur një mjet shpërthyes, njoftojnë mediet e Beogradit. Sipas tyre, nuk ka pasur të plagosur. Po ashtu nuk përmenden as dëmet materiale.
Ndërkaq, agjencitë serbe të lajmeve (Tanjug, RTS, Blic Online) njoftojnë sot për një rrahje masive që ka ndodhur mbrëmë në Zveçan.
|