LajmiFundit
postuar nga LajmiFundit 16 days me parë (nga lajmifundit.com)
Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Dritan Hate i akuzuar si anëtar i Hakmarrjes për Drejtësi. Masa e sigurisë u dha derisa prokuroria të dërgojë në burg për shlyerjen e dënimit Dritan Haten ndërkohë që ndaj tij do të hapet çëshje e re penale për armëmbatje pa leje.
0 komente
postuar nga LajmiFundit 15 days me parë (nga lajmifundit.com)
Sipas prokurorisë, shtetasi Armando Kasaj, i akuzuar tashmë për shpërdorim detyre dhe i vendosur në masën arrest me burg, dyshohet se pas vrasjeve që kanë ndodhur rreth orës 16.00 më 21 janar, në ora 19.26 dhe 19.37 ka kryer dy ndërhyrje në serverin e lidhur me 11 kamerat e kryeministrisë.
Prokuroria thekson se nga ekspertiza që ië shtë bërë kompiuterit është mësuar se serverit i është dhënë
postuar nga LajmiFundit 15 days me parë (nga lajmifundit.com)
“Mafia shqiptare është grupi më i njohur i specializuar në tregtinë e heroinës në rajon dhe në vendet e BE-së”. Kështu shkruan agjencia italiane e lajmeve, ANSA. Në shkrimin e saj, “Ballkani: korridori më i madh i trafikut të drogës”, thotë se 80 përqind e drogës vjen nga Afganistani duke kaluar përmes Turqisë dhe Ballkanit.
postuar nga LajmiFundit 15 days me parë (nga lajmifundit.com)
Mesfushori holandez në radhët e Interit, Uesli Shnajder ia ka mbyllur dyert transferimit eventual në Mançester United, i cili ka kohë që është përfolur në media.
Shnajder ishte në shënjestër të “Djajve të Kuq” edhe në verën e kaluar, kurse Aleks Ferguson e sheh atë si zëvendësim ideal për Pol Skolsin
postuar nga LajmiFundit 15 days me parë (nga lajmifundit.com)
Irritimi i shqiptarëve duket se ka nisur të japë frytet e tij. Në orën 15:00, një qytetar i ka vënë flakën flamurit të Maqedonisë para godinës së komunës së Strugës. Ndërsa flamuri digjej, ai thërriste; ‘Nëse vazhdoni kështu, ka për t’ju ndodhur edhe më keq.
postuar nga LajmiFundit 14 days me parë (nga lajmifundit.com)
Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvendin e Shqiëprisë ka vendosur të thërrasë në seancë dëgjimore deputetin e PS Tom Doshi i cili akuzohet se ka nxitur aktet e dhunës në protestën e 21 janarit 2011 në Tiranë.
Pas takimit të sotëm, mbledhja e radhës së këshillit u vendos për të premten, ku do të caktohet një relator dhe do të dëgjohet deputeti socialist Tom Doshi.
postuar nga LajmiFundit 14 days me parë (nga lajmifundit.com)
Rroga minimale në Shqipëri prej muajit korrik të vitit 2011 shënon 20 mijë lekë ose rreth 150 euro.
Krahasuar me vendet e Evropës ajo është njëra ndër më të ulëtat. Në Slloveni, sipas mediave, rroga minimale është 530 euro, në Portugali 485 ndërsa në Rumani, Bullgari dhe Poloni ajo lëviz prej 160 deri në 300 euro.
postuar nga LajmiFundit 14 days me parë (nga lajmifundit.com)
Një person i moshës 34 vjeç është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim me akuzën se kanë rrahur për shkak të detyrës një pedagog të gjuhëve të huaja në Tiranë.
Nonda Varfi, profesor i njohur i gjuhëve të huaja, ish-dekan i Fakultetit me të njëjtin emër, është dhunuar për shkak të detyrës.
Sipas policisë së Tiranës, shtetasi Algert Koleci, 34 vjeç, banues në kryeqytet, ës
postuar nga LajmiFundit 14 days me parë (nga lajmifundit.com)
Policia deklaroi se shtetasi Basri BEJTJA, është shpallur fajtor pasi në datën 14.06.1997, në fshatin Vukatanë, në Shkodër, si pasojë e një konflikti pronësie, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin R.A., duke e qëlluar me një armë tip automatik dhe duke e plagosur rëndë këtë shtetas.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i këtij shtet
postuar nga LajmiFundit 14 days me parë (nga lajmifundit.com)
“Ne një vend ku vret edhe komandanti i Gardës, gjithçka mund te ndodhë”. Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika e ka komentuar kështu djegien e makinës së tij private një natë më parë në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Kreu i bashkisë së Vlorës mesa duket ka një pikëpamje politike në lidhje me ngjarjen e ndodhur me automjetin e tij personal Mercedes benz të cilin e kishte blerë vetëm
|