LajmiFundit
postuar nga LajmiFundit 20 days me parë (nga lajmifundit.com)
Sipas njoftimit të CEZ Shpërndarjes, ndërprerjet e energjisë do të fillojnë nga ora 9.00 e paradites deri në 13.00 apo 14.00 të pasdites sipas zonave të ndryshme.
Komunat dhe bashkitë në të cilat janë parashikuar ndërprerje energjie për shkak të remonteve janë: një pjesë e bashkisë Korçë, bashkia Laç, Rubiku, disa lagje në Shkodër, Gjirokastra bashkë me komunat Dropull i Poshtëm, Dropull i Si
0 komente
postuar nga LajmiFundit 20 days me parë (nga lajmifundit.com)
Zona e Shkozës, Kinostudio, Zona e Freskut, Ali Demi, prej disa orësh janë pa energji elektrike.
Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit, shkak i defektit në rrjet është bërë mbingarkesa. Sipas OST-së, po punohet me intensitet për riparimin sa më shpejt të defektit dhe rikthimin e energjisë në këto zona.
postuar nga LajmiFundit 19 days me parë (nga lajmifundit.com)
“Partiçka e tij e cila në fakt është parti e kryetarit të KLD-së, zotit Topi, po e shfytëzon këtë institucion në mënyrën më antiligjore dhe antikushtetuese”, tha Berisha.
Ai deklaroi se Kreshnik Spahiu dhe Bamir Topi, ishte normale të krijonin partinë e tyre, por jo duke qenë në krye të institucioneve të nderuara dhe të rëndësishme siç janë Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Presidenca.
postuar nga LajmiFundit 19 days me parë (nga lajmifundit.com)
“Pushka top le të bëhet Z.Kryeminister por rruga nuk do të hapet. Drejtësia dhe Institucionet e saj nuk do të hapin krahun si rrjedhoje e asnjë forme presioni qoftë ky mediatik, i drejtëpërdrejtë dhe institucional”- deklaroi zoti Spahiu si përgjigjie e kërkesës për shkarkimin e tij.
postuar nga LajmiFundit 18 days me parë (nga lajmifundit.com)
Të gjithë kanë pritur dje që Dritan Prifti të reagonte në lidhje me vendimin e gjykatës së Lafrtë që i dha pafajësinë Ilir Metës për akuzat e korrupsionit.
Megjithatë, denoncuesi i skandalit, Dritan Prifti, ish anëtar dhe ish-ministër i LSI, nuk ka bërë asnjë deklaratë pas shpalljes së vendimit të gjykatës.
postuar nga LajmiFundit 18 days me parë (nga lajmifundit.com)
Tre persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur dje në Fier. Drejtoria e Policisë lokale njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 22:15 në rrugën nacionale Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Rrepe” (në dalje të qytetit të Fierit).
postuar nga LajmiFundit 18 days me parë (nga lajmifundit.com)
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka vazhduar seanca e radhës për rastin ‘Kleçka’. Gjatë procesit gjyqësor ka pasur përplasje ndërmjet prokurorisë dhe palës mbrojtëse. Prokurori Mauricio Salustro ka marrë 47 dëshmi pas konfirmimit të aktakuzës për të pandehurit. Avokati mbrojtës Tahir Rrecaj, tha se kjo është e paligjshme dhe kërkoi hedhjen poshtë të këtyre dëshmive.
postuar nga LajmiFundit 18 days me parë (nga lajmifundit.com)
Sulmuesi 19-vjeçar, i cili luan me Baselin është vënë në shënjestër të Alex Ferguson, që kërkon të përforcojë skuadrën e tij. Por në sulm është hedhur Juventus, që kërkon futbollistin e përfaqësues zviceriane.
Xhaka është futur në listën edhe të skuadrave të tjera si Hamburg, Milan dhe Lazio.
postuar nga LajmiFundit 18 days me parë (nga lajmifundit.com)
E pyetur se cfarë do të bënte një mbretëreshë bukurie për politikën, ajo u përgjigj: “Miss Amerika përfaqëson gjithkënd, cdo njeri, ndaj mendoj se mesazhi për cdo kandidat që do të merret me politikë është thjesht përfaqësoni edhe ju cdo njeri, përfaqësoni popullin. Në këtë kohë që ne kemi nevojë për rritjen e ekonomisë, ne kemi nevojë të kuptojmë se për cfarë ka nevojë Amerika”.
postuar nga LajmiFundit 18 days me parë (nga lajmifundit.com)
Kreu i LSI-së Ilir Meta foli sot në konventën rinore të LRI-së ku tha se “jemi të fuqishëm, nuk jemi të përkryer, por jemi më të mirët dhe do të vazhdojmë të jemi më të mirët”.
Duke përshëndetur rininë studentore, vuri në dukje se dhunimi i ligjit nuk mund të tolerohet dhe se fitorja 5 me 0 në gjykatë, është fitorja e të gjithë mbështetësve të LSI-së.
|