LajmiFundit
postuar nga LajmiFundit 24 days me parë (nga lajmifundit.com)
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka arsyetuar përdorimin e forcës mbi protestuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” në pikat kufitare Merdar dhe te Dheu i Bardhë. Edhe pse numri i të lënduarëve në këtë protestë është i madh, ai ka thënë se policia ka vepruar në mënyrë shumë profesionale.
0 komente
postuar nga LajmiFundit 23 days me parë (nga lajmifundit.com)
“Nga ana e protestuesve ka pasur hedhje të gjësendeve të ndryshme, kështu që ka pasur lëndime nga po ato mjete të pjesëtarëve të policisë, e po ashtu, ka pasur lëndime edhe të protestuesve nga po ato mjete”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.
postuar nga LajmiFundit 23 days me parë (nga lajmifundit.com)
Në rrjetin e saj në Facebook, Sahatcija ka thënë se” Policia e askush tjetër nuk guxon ta rrahë deputetin, nenkryetarin e Kuvendit! Deputeti është zgjedhur me vota popullore, është rrahur institucioni i Parlamentit, përfaqësuesi i popullit.”
postuar nga LajmiFundit 23 days me parë (nga lajmifundit.com)
Zona e Shkozës, Kinostudio, Zona e Freskut, Ali Demi, prej disa orësh janë pa energji elektrike.
Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit, shkak i defektit në rrjet është bërë mbingarkesa. Sipas OST-së, po punohet me intensitet për riparimin sa më shpejt të defektit dhe rikthimin e energjisë në këto zona.
postuar nga LajmiFundit 23 days me parë (nga lajmifundit.com)
Derbi i Milanos ka nxjerrë fitues skuadrën e Interit me rezultatin 0-1. Në minutën e 54 ka ardhur goli i parë dhe i vetëm i takimit i shënuar prej Militos për Interin. Në minutën e 64 ndëshkohet me të verdhë Boateng dhe katër minuta më pas edhe Nesta. Në minutën e 89 ndëshkohet me kartonin e verdhë Motta e një minutë më pas edhe Shaarawi.
postuar nga LajmiFundit 23 days me parë (nga lajmifundit.com)
Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, ka thënë se aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje në Merdare është “ushtrim i dhunës që mund të përsëritet” në veri të Kosovës.
Bogdanovic, për mediat serbe, ka thënë se “nuk është e rastit që një gjë e tillë të ndodhë pikërisht tani, kur bisedimet në Bruksel kanë dhënë rezultate”.
postuar nga LajmiFundit 23 days me parë (nga lajmifundit.com)
Gjykata e Lartë pritet të shoallë sot vendimin pëfundimtar për ish-zv.kryeministrin Ilir Meta, i akuzuar nga prokuroria për korrupsion.
Në ora 13.00 është paralajmëruar të mbahet seanca në të cilën gjykata e Lartë do të deklarojë vendimin e saj në lidhje me kërkesën e prokurorisë për dy vjet burg e një milion lekë gjobë ndaj Ilir Metës.
postuar nga LajmiFundit 23 days me parë (nga lajmifundit.com)
“Ndarja” flet për historinë e një çifti të martuar që përballet me dilemën nëse duhet larguar nga Irani. Ai ka mundur filmat rivalë nga Kina, Belgjika, Spanja, si dhe filmin dygjuhësh për luftën në Bosnjë, nën regjinë e Angelina Jolie. “Golden Globe” radhitet si çmimi i dytë pas “Oscar”-it në ndarjen vjetore të çmimeve të “Hollywood”-it.
postuar nga LajmiFundit 23 days me parë (nga lajmifundit.com)
Me këtë fitore skuadra e Klaudio Ranierit është rikthyer në garën për titull kampioni, pasi tashmë ngec vetëm 6 pikë me skuadrën kryesuese, Juventus.
Kjo e fundit nuk arriti t”i gëzohet fitores në ndeshjen e javës së 18-të kundër Kalarit, duke barazuar para tifozëve të vet, 1:1, por një pikë e fituar i mjaftoi për t”ia rrëmbyer Milanit pozitën e parë.
postuar nga LajmiFundit 23 days me parë (nga lajmifundit.com)
48 orë nga mbytja, kur anija Costa Concordia e kthyer 90 gradë përpara ishullit të Giglio-s, numri i të zhdukurve llogaritet në 16, çka rrit frikën për të tjera viktima. Ndërkaq është gjetur kutia e zezë e anijes nga ku janë marrë konfirmimet e para: Concordia ishte vetëm 150 metra nga brigjet e ishullit, në një pikë që nuk duhej të ishte dhe alarmi u dha një orë pas përplasjes.
|