telegrafisti
votuar | publikuar | komentuar


1
vota
postuar nga telegrafisti 56 days me parë (nga telegrafi.com)
Mesfushori i Manchester Unitedit, Darren Fletcher, do të bëjë një pushim të zgjatur nga futbolli për shkak të problemeve shëndetësore. 27-vjeçari ka bërë vetëm dhjetë paraqitje këtë sezon si pasojë e një sëmundjeje misterioze nga e cila u sëmur në fund të vitit 2010.
1
vota
postuar nga telegrafisti 56 days me parë (nga telegrafi.com)
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se barazimi 1-1 ndaj Romës ishte një ‘rezultat i drejtë’. “Ishte disi e pazakontë për ne të jemi një gol disavantazh në pjesën e parë, pasi ne bëmë më shumë, derisa Roma krijoi vetëm një rast shënimi”.
2
vota
postuar nga telegrafisti 52 days me parë (nga telegrafi.com)
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson është i gatshëm që të testojë forcën e Benficas, me një ofertë për asin Nicolas Gaitan. Diario Ole shkruan se Ferguson do të bëjë një ofertë prej 25 milionë funtesh për mesfushorin. 23 vjeçari mund të luajë në të dy krahët, por mund të aktivizohet edhe si lojtar prapa sulmuesit. Është vetëm Manchester United që po shfaq interes konkret...
1
vota
postuar nga telegrafisti 52 days me parë (nga telegrafi.com)
Manchester United do ta ketë rastin për ta shtuar presionin ndaj Manchester Cityt, pasi Djajtë takohen me Queens Park Rangers para duelit derbi të liderëve aktual Cityt me Arsenalin të dielën, por Sir Alex Ferguson mohon se është i interesuar për rivalin lokal. “Secili ekip mban peshën e vet të presionit. Ne mbajmë peshën e pritjeve të mëdha nga të gjithë për të arritur rezultate.
1
vota
postuar nga telegrafisti 52 days me parë (nga telegrafi.com)
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se ai nuk preferon që të jetë lider së bashku me Barcelonën për periudhat festive, prandaj preferon ta mposhtë Sevillan sonte mbrëma në Ramon Sanchez Pizjuan. “Ne jemi liderë të përbashkët në kampionat, ne fituam çdo ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe luajtëm në Copa del Rey. Ne jemi liderët në La Liga dhe duam të jemi të vetmuar, pa Barcelonën”.
3
vota
postuar nga telegrafisti 50 days me parë (nga telegrafi.com)
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është i ngazëllyer me fitoren 4-0 të skuadrës së tij ndaj Santos në finalen e Kupës Botërore të Klubeve, dhe e ka quajtur skuadrën e Pep Guardiolës si “më të mirën në histori”. “Ekipi i Pep Guardiolës mbase është skuadra më e mirë në histori të futbollit. Është e jashtëzakonshme se si luajnë ata, si e pasojnë topin, si mbrohen. Është madhështore”.
1
vota
postuar nga telegrafisti 50 days me parë (nga telegrafi.com)
Presidenti i Sevillas, Jose Maria del Nido, është dënuar me shtatë vite vjet e gjysmë burgim. Ai është shpallur fajtor për mashtrim, korrupsion dhe përvetësim në rastin “Minutas” nga gjykata e Malagas. Ngjarjet kishin ndodhur nga viti 1999 deri në vitin 2003 kur Del Nido ishte jurist në komunën e Marbellas.
1
vota
postuar nga telegrafisti 41 days me parë (nga telegrafi.com)
Joe Hart thotë se Manchester City ka filluar ta ndjejë presionin e të qenit lider i Ligës Premier, por shton se ata ende janë skuadra që duhet mposhtur. “Sigurisht ne e ndjejmë presionin. Çdokush kishte ndjerë presion nga West Brom. Ne ndjemë presion nga [Peter] Odemwingie dhe Shane Long”.
1
vota
postuar nga telegrafisti 41 days me parë (nga telegrafi.com)
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka lavdëruar anësorin Gareth Bale pas dy golave të tij që i dhanë skuadrës fitoren ndaj Norwich Cityt. “Preferoj të luaj me të dhe me Rafan në mes të fushës, se sa ta mbaj atë në krahun e majtë pasi kur ai e merr topin dhe vrapon kah ju në mesfushë dhe kur ai i shkëmben pozitat në mesfushë dhe mbrojtje...
1
vota
postuar nga telegrafisti 41 days me parë (nga telegrafi.com)
Sipas thashethemeve më të reja në lidhje me pohimet për planet e Apple rreth paraqitjes së televizorëve të vet, DigiTimesi tajvanez lajmëroi se sipas burimeve të tija të afërta me furnizuesit e pjesëve, Apple është duke porositur komponentë për televizorët 32- dhe 37-inçësh të cilët në treg pritet të arrijnë gjatë gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm.


  • 1

Shto artikull

 

 




Per ne | Shtoni Butonin Kapsit | Shtoni Butonin e Votimit
copyright 2008-2009 KAPSIT.COM - Lajmet e fundit shqip nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Ekonomia, Sporti, ShowBizi, Mjekesia, etj.