Lajmet nga Shqiperia
1
vota
postuar nga LajmiFundit 2 days me pare (nga lajmifundit.com)
Sizmiologjia: Dje u regjistruan 9 tërmete në zonën e Librazhdit, 2.8 ballë
Sipas Institutit të Sizmiologjisë, vetëm ditën e djeshme janë regjistruar 9 tërmete, ku më i madh është 2.8 ballë. Lëkundjet kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm edhe pse me intensitet më të lehtë. Rreth orës 5.55 të mëngjesit të sotëm janë shënuar lëkundje sizmike me epiqendër 10 km në veri të Librazhdit, me një intensitet të ulët, 2.46 ballë.
1
vota
postuar nga LajmiFundit 2 days me pare (nga lajmifundit.com)
Pasqyra e shtypit, titujt e gazetave kryesore për datën 2 shkurt 2012
Gazeta Shekulli Denoncim publik i Nexhmije Hoxhës: U zhduken dokumentet e Enverit I nxjerrin jashtë në ngricë, Avokati i Popullit strehon 37 fëmijë romë Gazeta Panorama Ambasadori i SHBA, Arvizu: Kërcënimet ndaj prokurorisë, me pasoja Nexhmije Hoxha: Janë zhdukur dorëshkrimet e enverit, do denoncoj në prokurori
1
vota
postuar nga LajmiFundit 2 days me pare (nga lajmifundit.com)
Dështoi me planin, shkarkohet drejtori i CEZ në Shqipëri
Gjatë mbledhjes së fundit të Bordit të Drejtuesve të CEZ Shpërndarje është vendosur shkarkimi i drejtorit të deritashëm të këtij institucioni. Shkarkimi nga detyra e drejtorit të Bordit, Jozef Hejsek, i cili ka drejtuar deri më tani kompaninë që prej privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarje (OSSH) është njoftuar nga burime zyrtrare.
1
vota
postuar nga LajmiFundit 2 days me pare (nga lajmifundit.com)
Bora dhe akulli bllokojnë gjashtë autobusë në Qafën e Muzinës
Gjashtë autobusë janë bllokuar nga moti i keq në Qafë Muzinë që prej orës 22,00 të mbrëmjes së djeshme. Mes tyre mësohet se janë tre autobusë të Tiranës, një i Elbasanit, një i Gjirokastrës, etj. Pothuajse i gjithë territori i Shqipërisë është mbuluar nga ngricat e dëbora, duke sjellë edhe vështirësi në jetesën e banorëve por dhe në qarkullim. Komuna të tëra në verilindje, juglindje dhe jug
1
vota
postuar nga LajmiFundit 3 days me pare (nga lajmifundit.com)
Acari, temperaturat në Dibër arrijnë deri në -17 gradë celsius
Kanë nisur reshjet në qarkun e Dibrës. I ftohti Siberian që ka përfshirë vendin ka ulur ndjeshëm temperaturat në këtë qark, ku vetëm në Bulqizë termometri si rrallë herë shënon -17 °C. Deri tani nuk raportohet për probleme në qarkullim. Emergjencat civile u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes me shpjetësinë, të vendosin zinxhirë dhe të respektojnë sinjalistikat rrugore.
1
vota
postuar nga LajmiFundit 3 days me pare (nga lajmifundit.com)
Nesër votimi për imunitetin, Baraj: Të hetohen urdhëruesit e vrasjeve
Parlamenti pritet të votojë të enjten për heqjen ose jo te imunitetit të tre deputeteve socialiste Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Bare, për ti hapur rrugë Prokurorisë të nise procedimin penal ne ngarkim të tyre, si organizatore të demonstratës së 21 janarit. Një ditë përpara seancës plenare, deputeti Besnik Baraj, ndaj te cilit Prokuroria pretendon për shkelje te ligjit për tubimet, cito
1
vota
postuar nga LajmiFundit 3 days me pare (nga lajmifundit.com)
Rama: Nëse 21 Janari nuk zbardhet do të jetë kapak i rëndë për drejtësinë
“Padrejtësia është shtrirë kudo pasi ajo i ka rrënjët në mënyrën se si qeveriset ky vend. Unë besoj se është e vështirë ta gjesh drejtësinë në dyert e gjykatave nëse vendi qeveriset përmes padrejtësisë e nëse në tryezën e qeverisë merren vendime haptazi të padrejta. Aq më keq kur ata që qeverisin ndjekin interesat e veta e jo interesat e vendit. Shqiptarëve u duhet dhënë një program i detajua
1
vota
postuar nga LajmiFundit 3 days me pare (nga lajmifundit.com)
I përzë pronari i tokës, romët ngrenë çadrat tek Avokati i Popullit
Komuniteti rom në Tiranë është përzënë nga vendqëndrimi i tyre në Tiranë. Ka qenë pronari i tokës ai që u ka dhënë ultimatum familjeve rome të cilat ditën e sotme janë detyruar të heqin çadrat nga lokaliteti ku qëndronin deri tani. Pas largimit nga kjo zonë mësohet se komuniteti rom është vendosur në hyrje të zyrave të avokatit të Popullit në Tiranë.
1
vota
postuar nga LajmiFundit 3 days me pare (nga lajmifundit.com)
Tiranë, arrestohet manjaku, tentoi të përdhunojë 5-vjeçaren
Një shtetas 51-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur 5-vjeçare. Arrestimi i parë është bërë në kryeqytet për një 51-vjeçar i cili u akuzua nga familjarët e një të miture 5 vjeç se kishte tentuar ta përdhunonte. Fatmirësisht, akti nuk u krye pasi familjarët lajmëruan në kohë policinë.
1
vota
postuar nga LajmiFundit 4 days me pare (nga lajmifundit.com)
Tiranë, tentoi të grabisë, një i vrarë me sende të forta tek tregu çam
Një i ri është vrarë me mjete të forta në afërsi të tregut çam në Tiranë. Viktima u identifikua me emrin Klajdi Sejfullari. Ngjarja e rende sic citon lajmifundit.com, ka ndodhur rreth orës 18.00 të mbrëmjes së sotme. Policia ka thënë se i riu është qëlluar me mjete të forta dhe ka gjetur vdekjen ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas tentativës së viktimës për të kryer një grabitje.


Shto artikull

Krijo web faqe falas

 



Per ne | Shtoni Butonin Kapsit | Shtoni Butonin e Votimit
copyright 2008-2009 KAPSIT.COM - Lajmet e fundit shqip nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Ekonomia, Sporti, ShowBizi, Mjekesia, etj.