postuar nga bledi 687 days me parë (nga top-channel.tv
Pas shumë orë diskutimesh mazhoranca dhe opozita nuk kanë arritur të gjejnë asnjë rrugë të përbashkët drejt kompromisit. Pjesa e parë e seancës parlamentare është ndërprerë dhe është vendosur që të rinisë pas vetëm pak orësh.
Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci propozoi shtyrje, për shkak të orës së vonë por edhe numrit të madh të deputetëve që janë në radhë për të folur.