postuar nga ermali 705 days me parë (nga gazetaexpress.com
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se ndarja e Kosovës do ta hapte çështjen e ndryshimit të kufijve në Ballkan, dhe prandaj askush nuk është i interesuar për hapjen e kësaj çështjeje.
Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, i njohur dhe i garantuar ndërkombëtarisht, dhe Kosova me këto kufij do të integrohet në NATO dhe BEâ€, ka thënë Thaçi për agjencinë Beta.