Mbrëmë rreth 22 në Zveçan, në rrugën “Kral Petri 97”, mbi furrën e pronarit Bekim Qemalit, është hedhur një mjet shpërthyes, njoftojnë mediet e Beogradit. Sipas tyre, nuk ka pasur të plagosur. Po ashtu nuk përmenden as dëmet materiale.
Ndërkaq, agjencitë serbe të lajmeve (Tanjug, RTS, Blic Online) njoftojnë sot për një rrahje masive që ka ndodhur mbrëmë në Zveçan.