Lenny Kravitz ka konfirmuar se ai planifikon që të ringjallë këngën e regjistruar me superyllin e ndjerë, Michael Jackson, pasi që ka punuar në një verzion të ri të këngës në fjalë.
Rokeri u fut në studio me Mbretin e Pop muzikës para vdekjes së tij tragjike, për të regjistruar këngën “Another Day” me Jackson në vokal dhe me Kravitz në përcjellje të tij.