Në Danimarkë është mbajtur gara për kërcimin e lepujve.
Edhe pse në pamje të parë, shumë mund të brengosen për të drejtat e kafshëve, duket se lepujve iu pëlqen kërcimi i pengesave. Pronarët i mbajnë të lidhur dhe i drejtojnë nga pengesat, të cilat lepujt i kalojnë pa problem. Pronarët dhe arbitrit thonë se sekreti është në atë që duhet filluar të trajnohen si të vegjël.