postuar nga LajmiFundit 554 days me parë (nga lajmifundit.com
Kryeministri Berisha bëri sot të ditur se numri i turistëve këtë vit është rritur me rreth 26 përqind dhe vetëm në periudhën 1 qershor-31 korrik, kanë hyrë në Shqipëri rreth 1.4 milion turistë. Duke folur në mbledhjen e qeverisë për ecurinë e sezonit turistik, Kryeministri Berisha shprehu bindjen se këtë vit numri i turistëve do e tejkalojë atë të vitit të kaluar.