Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, ka thënë se pozita po tregon tepër arrogancë ndaj opozitës, gjë që sipas tij është shprehje e mungesës së dijës. Këto komente kreu i LDD-së i ka bërë të enjten pas një takimi që ka pasur me një ekip ekspertësh nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP), me të cilët bisedoi lidhur me aktivitetet e LDD-së në Kuvend