postuar nga LajmiFundit 559 days me parë (nga lajmifundit.com
Ish-e dashura e këngëtarit Erion Korini, Marvina Stefa, është rimarrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë deklarimet e saj rreth ngjarjes së 15 qershorit të këtij viti, ku ajo tentoi të vetëvritej. Vajza 24-vjeçare ka sqaruar çdo gjë që ndodhi atë ditë, duke theksuar faktin se këngëtari Korini, në kohën që e dhunonte fizikisht, mbante në dorë edhe një thikë të madhe.